Krasniqi: Lutfi Haziri ka gënjyer, Haradinaj kryeministër deri në fund të mandatit

16 janar 2019 | 12:09

Nënkryetari dhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se PDK-ja i ka ofruar mundësi LDK-së për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Krasniqi ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se Haziri ka gënjyer meqë asnjëherë, askush prej PDK-së nuk ka biseduar me askënd prej LDK-së për çështje të Qeverise e aq më pak për ndërrimin e kryeministrit Haradinaj.

Nënkryetari Krasniqi ka bërë me dije se besimin që PDK-ja ia ka dhënë Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë aktuale do ta mbajë deri në fund të mandatit.

“Lutfi Haziri ka gënjyer! Asnjëherë, askush prej PDK-së nuk ka biseduar me askënd prej LDK-së për çështje të Qeverise e aq më pak për ndërrimin e kryeministrit Haradinaj. Ne jemi udhëheqës të koalicionit qeverisës dhe besimin që ia kemi dhënë Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë aktuale do ta mbajmë deri në fund të mandatit, në pajtim me programin qeverisës dhe marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Krasniqi.

 (Shqipe Hetemi /Epoka e re)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë…