Krasniqi në Mitrovicë: Asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit!

20 janar 2023 | 17:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas Skenderajt të premten e ka vizituar edhe Mitrovicën. Kreu i PDK-së së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza kanë takuar shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme.

Krasniqi ka bërë thirrje që asnjë qytetar i vendit të mos lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit.

“Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës. Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar për mashtrim ish-drejtorin për…