Krasniqi në Mitrovicë: Fitorja e Bedri Hamzës është fitore e të gjithë mitrovicasve

18 tetor 2021 | 21:32

Më 31 korrik, bashkë me Bedri Hamzën kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ishte në ëmbëltoren “Ballkan”, në Mitrovicë, atë ditë kur Hamza iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të hapur një epokë të re për këtë qytet.

“U rikthyem sonte në ‘Ballkan’ për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.


Ai ka thënë se Flfitorja e Bedri Hamzës është fitore e të gjithë mitrovicasve, pa dallim.

“Është fitore e zhvillimit kundër degradimit, e kompetencës kundër paaftësisë, e perspektivës kundër stagnimit, si dhe një nder i madh e përgjegjësi edhe më e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Urime të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Jemi krenar me shembullin e përgjegjësisë qytetare që keni treguar në këto zgjedhje. Ju priftë e mbara në epokën e zhvillimit e dinjitetit, me Bedri Hamzën kryetar”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Gashi, Halmstad Zgjedhjet parlamentare në Suedi mbahen në javen…