Krasniqi: Nuk ka situatë problematike në PDK

03 tetor 2018 | 21:37

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij.

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, se nuk ka situatë problematike në PDK, teksa ka komentuar dorëheqjen e ofruar nga Abelard Tahiri nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Ai ka thënë se Tahiri e ka konsideruar dorëheqjen për shkak të vlerësimeve që i ka pasur për dinamikën e reformave, dhe për fazën e ardhshme, që lidhet me zhvillimet e tjera, që mund të jetë procesi për liberalizimin e vizave.

Krasniqi ka thënë se as kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e as kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, s’do ta pranonin dorëheqjen e Tahirit, ashtu siç rezultoi në fund.

Ai ka bërë të ditur se Tahiri ka mbetur ministër, pasi është siguruar që do të ketë mbështetje në punën e tij dhe që dinamika e reformave nuk do të frenohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimet mes liderëve opozitarë, Albin Kurti e Isa Mustafa, sipas…