Krasniqi për vizitën e Hotit në ShBA: Kosovën kush duhet ta përfaqësojë?

15 korrik 2019 | 11:20

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në raport me qasjen e tij për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Krasniqi ka thënë se përfaqësimi si i Hotit në ShBA nuk i duhet askujt.

“Shembull se si nuk përfaqësohet vendi. Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi i GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së. Nëse Avdullah Hoti në ShBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi? Partitë politike, qofshin në pozitë apo në opozitë, duhet ta përfaqësojnë vetëm e vetëm shtetin që e përfaqësojnë. Kush nuk e di ketë, ai nga politika nuk merr gjë prej gjëje vesh!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja amerikane Serena Williams humbet për të tretën herë me…