Krasniqi: Shën Tereza, shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia ndryshojnë botën për të mirë

05 shtator 2023 | 12:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar 26-vjetorin e shkuarjes në përjetësi të Nënës Tereza.

Krasniqi ka shkruar se Tereza ishte shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund ta ndryshojnë botën për të mirë.

“26 vjet më parë kaloi në përjetësi humanistja më e shquar shqiptare në botë, Nënë Tereza. Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Popullore Demokratike, Milan Knezheviç, njëherë një nga…