Krasniqi takohet me përfaqësuesit e Quint-it, bisedojnë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri

09 janar 2024 | 15:57

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit  e vendeve të Quint-it.

Krasniqi ka bërë me dije se me mysafirët ka biseduar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar që këto zgjedhje të mbahen sipas Udhëzimit administrativ.

“Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Quint-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, shënon sot…