Krasniqi: Urime ditëlindjen, kryetar!

31 maj 2025 | 10:39

Sot, më 31 maj 2025, Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), feston ditëlindjen e tij të 58-të.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Veselin për ditëlindje.

Ai ka theksuar se roli i çlirimtarëve është i shkruar me sakrificë dhe shkronja të arta në historinë tonë.

“Urime ditëlindjen, kryetar! Roli i çlirimtarëve është i shkruar me sakrificë dhe shkronja të arta në historinë tonë. Nuk ka rrethanë që e ndryshon këtë – as vendi, as koha, as distanca. Me besim në fitoren e drejtësisë dhe të vërtetës – pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka mbërritur në…