Krasniqi: Vizita e Kurtit vetëm në Çair e Tetovë ka lënë shije të keqe

16 gusht 2023 | 10:56

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka theksuar se rruga Prizren-Tetovë mund të bëhet vetëm me bashkëpunim të dy qeverive qendrore.

Ai ka shkruar në “Facebook” se komunat nuk kanë buxhet e as kompetencë që të financojnë projekte të tilla.

“Vizita e Kurtit vetëm në Çair e Tetovë ka lënë shije të keqe dhe ka qenë mesazh i keq, sa i takon bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

1. Rruga Prizren-Tetovë mund të bëhet vetëm me bashkëpunim të të dy qeverive qendrore. 2. Komunat nuk kanë buxhet e as kompetencë që të financojnë projekte të tilla. 3. Për projekte të tilla duhet të konsultohet edhe Banka Botërore. 4. Vizita e Kurtit vetëm në Çair e Tetovë ka lënë shije të keqe dhe ka qenë mesazh i keq, sa i takon bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. 5. Presionet e tashme të organeve të drejtësisë ndaj organizatorëve të asaj vizite dëshmojnë se Kurti me veprimet e veta mund t’u bëjë sherr shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund t’u ndihmojë asgjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një festival me emrin “Love fest” në Serbi në…