Krasniqi zyrtarizon ndarjen me Dritën

18 qershor 2019 | 16:01

Futbollisti Ferstim Krasniqi e ka zyrtarizuar ndarjen me Dritën. Mesfushori i spikatur ka bërë me dije se shumë shpejt do të vendos për skuadrën e re.

“Pas bisedimeve me drejtorin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje ta shkëpusim kontratën. Falënderoj të gjithë udhëheqësit e klubit, ish-trajnerin profesor Shpëtim Duro për besimin, tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen dhe bashkëlojtarët. Shumë shpejtë do ju njoftojë për vendimin tim se pjesë e cilit klub do të jem në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Festim Krasniqi ka luajtur për shumë klube në Kosovë gjatë karrierës së tij, kurse një kohë ka bërë karrierë edhe në futbollin e Shqipërisë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sanksionet e perëndimit…