Krerët e PSD-së dhe ambasadori amerikan flasin për zhvillimet e fundit në vend
12 janar 2019
| 19:57
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Visar Ymeri, kanë takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnet.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.