Kriza e improvizuar humanitare në veri kërcënon stabilitetin

27 qershor 2019 | 10:37

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka vlerësuar se niveli i sigurisë publike në Kosovë është i mirë dhe mund të krahasohet me vendet perëndimore.

Por, ai ka thënë se siguria kombëtare vazhdon të jetë e kërcënuar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka theksuar se siguria kombëtare është jostabile përderisa Serbia pengon funksionimin normal të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Ai i ka quajtur shqetësues skenarët e fundit të improvizimit të krizave humanitare në veri të Mitrovicës.

Sipas Selimit, këta skenarë janë kërcënim për stabilitetin.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më shumë ta demaskojnë çdo propagandë të tillë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur  sot në takim ish-ministrin e…