Kriza politike në Kosovë nuk është e numrave por e përmbajtjes demokratike

17 prill 2026 | 11:04

Ish-deputetja e PDK-së, profesoresha, Besa Ismaili-Ahmeti, duke folur për krizën politike në vend, ka theksuar se ajo nuk është thjesht e numrave, por e përmbajtjes demokratike.

Sipas saj, zbrazëtirat demokratike brenda partiake kanë krijuar boshllëk që po i gërryen një kohë të gjatë tashmë, duke theksuar se opozita është më e vogël nga që duket pikërisht, sepse legjitimiteti i brendshëm politik i tyre nuk është i plotë.

“Zbrazëtirat demokratike brenda partiake kanë krijuar boshllëk që po i gërryen një kohë të gjatë tashmë. Opozita është më e vogël nga që duket pikërisht sepse legjitimiteti i brendshëm politik i tyre nuk është i plotë. Kur vendimmarrja nuk buron nga anëtarësia, por nga rrethe të ngushta dhe interesa të mbyllura, partitë humbin autoritetin moral dhe politik. Sepse pa legjitimitet të brendshëm, forcat politike, sado të mëdha në letër, mbeten të vogla në ndikim, dhe të vogla në fuqitë e tyre transformuese. Prandaj, kriza politike nuk është e numrave, është e përmbajtjes demokratike”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka deklaruar para nisjes së…