Kroaci – Angli, në Moskë për ta shkruar historinë

11 korrik 2018 | 11:52

Kroacia dhe Anglia, që kanë pritur për vite të tëra ta harrojnë shijen e hidhur të humbjes në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror, do të përballen sonte (e mërkurë) në Moskë, me synimin për të bërë një hap gjigant në historinë e futbollit.

Hera e fundit që Anglia ka luajtur në këtë fazë të Kupës së Botës ishte viti 1990 dhe “luanët” u mposhtën nga Gjermania me penallti, në Torino, ndërsa Kroacia, në Botërorin e parë që mori pjesë si shtet i pavarur, u mposht me përmbysje në gjysmëfinale, 2-1 nga Franca në vitin 1998.

Anglia dhe Kroacia kanë ardhur në Rusi si skuadra të forta, por jo si pretendentet kryesore për trofeun, por rrugës gjërat kanë ndryshuar. Kroacia fitoi 3-0 ndaj Argjentinës në fazën me grupe, duke dhënë sinjalin e forcës së saj, bazuar edhe te inteligjenca dhe lidershipi i Luka Modriqit. Kroatët u kualifikuan me penallti në dy raundet me eliminim ndaj Danimarkës dhe Rusisë, duke treguar se janë të ftohtë edhe psikologjikisht. Edhe Anglia pati nevojë për penalltitë që ta eliminonte Kolumbinë në 1/8-t e finaleve, më pas “hoqi qafe” Suedinë me rezultatin 2-0, shumë lehtësisht. Anglia ka fituar katër nga shtatë ndeshjet e luajtura kundër Kroacisë, përfshirë suksesin 5-1 në sfidën e fundit zyrtare, në eliminatoret e Kupës së Botës 2010.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mario Mandzukiq është gati ta japë maksimumin në ndeshjen…