Kroacia ende pa fitore në ‘Euro 2020’

18 qershor 2021 | 19:54

Kombëtarja e Kroacisë ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi luajt baras ndaj Republikës Çeke me rezultat 1-1.

Në minutën e 37-të, Patrik Schick kaloi të parët cekët në epërsi me golin e shënuar nga penalltia. Kroacia e barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë me anë të Ivan Perisiq.

Ende të dyja skuadrat përfaqësuese janë në lojë për kualifikim, por Çekia është me e favorizuar pasi tashme ka katër pikë, ndërsa Kroacia ka vetëm një pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet sonte në orën 21:00 mes Anglisë dhe Skocisë.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rivalët e vjetër takohen sërish. Anglia do të përballet me…