Kroosi: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

04 nëntor 2022 | 10:54

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është një nga temat kryesore të bisedës në kryeqytetin spanjoll këtë sezon. Ylli gjerman po luan futbollin e tij më të mirë ndër vite dhe paralelisht është çështja e hapur nëse ai do të pensionohet në fund të sezonit apo do të vazhdojë të luajë ende.

Me Real Madridin që shpesh shtyn më lart në fushë dhe shtimin e Aurelien Tchouameni, Kroos është kthyer në më të mirën e tij në mesfushë, duke zhvilluar lojën për “Los Blancos”.

Loja e gjermanit e çon Real Madridin më larg nga stil kundërsulmues, i cili ndoshta nuk është pika e fortë e Kroosit. Në fakt, menaxheri që ndoshta më së shumti vlerëson kontrollin në nivelin më të lartë të futbollit është po ai që Kroos e përzgjodhi si më të përshtatshmin për të si lojtar.

“Guardiola luftoi deri në ditën e fundit për të më mbajtur në Bayern. Nëse duhet të zgjidhni një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet viti me të. Ai më përmirësoi shumë”, ka thënë Kroosi për emisionin “Universo Valdano” në “Movistar+”.

Kroos dhe Pep Guardiola punuan vetëm për një vit te Bayern Munich në sezonin 2013/14, përpara se ai të shitej te Real Madridi për një tarifë çuditërisht të ulët prej 25 milionë eurosh. Bayerni më pas vazhdoi ta zëvendësojë Kroosin me Xabi Alonson dhe Thiago Alcantaran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 3 nëntor në fshatin Zapluzhë të Dragashit, nga Sektori…