KRU ‘Prishtina’ dërgon konsumatorët borxhlinj tek përmbaruesit privat

07 dhjetor 2020 | 11:40

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve deri në 3 vjet, ka kërkuar nga konsumatorët që të përmbushin obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Në këtë kontekst, kjo kompani ka bërë me dije se ka nisur procedimin e konsumatorëve borxhlinj tek përmbaruesit privat.

“Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. KRU ‘Prishtina” sh.a. do të fillojë përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privat krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë. Janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te përmbaruesit privat (kryesisht lëndë me borxhe të larta), ndërsa edhe 250 lëndë të tjera javën tjetër”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…