KRU ‘Prishtina’: Intervenuam në zhbllokimin e 400 pusetave, mos hidhni mbeturina në kanalizime

20 nëntor 2019 | 12:18

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

Kompania kërkon nga konsumatorët që të mos hedhin mbeturina dhe gjësende të ngurta në kanalizime. “Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre. Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme (përzierja e yndyrave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e Shpresa…