KRU Prishtina njofton për gjendjen e liqeneve akumuluese “Batllava” e “Badoci”, pas reshjeve atmosferike

10 gusht 2020 | 11:09

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava e Badoci, pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë.

KRU Prishtina njofton se niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej vetëm 35 cm.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.

“Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore!”, thuhet në njoftim.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Bekim Berishën, Bedri…