KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje uji deri më 15 shtator

14 gusht 2020 | 17:11

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar shkyçje të ujit prej datës 15 gusht deri më 15 shtator.

Sipas KRU “Prishtina”, duke filluar nga dita e nesërme 15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:

– Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

– Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

“Është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar – 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit. Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi”, thuhet një njoftimin e KRU “Prishtina”.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se është i domosdoshëm…