KRU ‘Prishtina’ shton kontrollet, has në shumë kyçje ilegale

16 korrik 12:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se me komisione të veçanta është duke vazhduar me identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, manipulimeve me ujëmatës dhe keqpërdorimeve të formave të tjera.

Sipas kompanisë, vetëm muajin e fundit janë kontrolluar shumë zona, derisa janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve të cilët kanë manipuluar me ujëmatës.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr. 06 / L – 074 , Neni 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë. Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët po vazhdojnë me veprime konkrete në terren. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12 – 36 muaj ) varësisht nga shuma totale e borxhit”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendimin e ri të Qeverisë për parandalimin e përhapjes…