KRU ‘Prishtina’ zbulon një plantacion të madh në Bardhosh që ujitej me ujë të pijshëm

13 gusht 2023 | 13:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se inspektorët e kësaj kompanie kanë zbuluar një plantacion të madh në Bardhosh, i cili ujitet më ujë të pijshëm.

“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, është thënë në reagimin e KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” ka zhvilluar aksione të shpeshta kohëve të fundit për luftimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar për…