KRUP nis zhbllokimin e pusetave në Prishtinë dhe jo vetëm

12 maj 2020 | 10:44

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot do ta bëjë pastrimin dhe zhbllokimin e disa pusetave në lagjet e kryeqytetit. “Mirëmbajtja e rrjetit të ujërave të zeza është më se e domosdoshme për një funksionim të mirëfilltë të rrjetit. Në mirëmbajtje mund të kontribuojnë edhe qytetarët , duke u kujdesur për mos hedhje të mbeturinave në rrjetin e kanalizimit”, thuhet në njoftimin e KRUP.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza gjatë ditës së sotme do të merren me zhbllokimin/pastrimin e disa pusetave në zona të ndryshme të shërbimit, si vijon: lagjja e Spitalit në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë, në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, rruga “Ferit Curri” në Obiliq, rruga “Mahir Domi” në Prishtinë, fshati Bardhosh në afërsi të autostradës, fshati Shkabaj, rruga “Mehmet Gradica”, lagjja Ulpiana, soliteri nr. 2, në fshatin Bresje, rruga “Bedri Pejani” dhe rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbara Wesel Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e…