Kryebashkiaku indonezian teston policët

25 janar 2018 | 12:34

Ahyar Abduh është kryebashkiak i qytetit Matram të Indonezisë, që aplikon një metodë të pazakontë për ta testuar fuqinë e pjesëtarëve të forcave të rendit.

Këta të fundit dalin në radhë dhe sforcohen, teksa presin të shkelmohen fuqishëm në bark. “Ata nuk e kanë bezdi t’i nënshtrohen këtij testimi, madje shprehen të lumtur që përzgjidhen për t’u goditur prej kryetarit”, kanë thënë zyrtarë të kabinetit të Abduh.

Ndërsa disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar si veprim të pavend goditjen e pjesëtarëve nëpër ceremoni publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHEFKIJE ISLAMAJ Agim Vinca, një ndër studiuesit e kritikët më…