Kryeinspektori i Prishtinës: Veturat që merren në rrugë, do të mbahen deri në 5 ditë

14 prill 2019 | 21:53

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga nesër (15 prill), organizmi që ai udhëheq do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai në “Facbook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetasi grek i janë vënë prangat nga Policia Kufitare…