Kryemadhi për situatën politike: Viti 2018 do të jetë i vështirë

08 janar 2018 | 10:45

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka nisur takimin e parë me gazetarët për vitin 2018, “një bashkëbisedim për situatën politike në vend”.

Kryemadhi e nisi fjalën e saj me një përmbledhje të situatës politike dhe ekonomike të vitit 2017. Veçanërisht tek kjo e fundit, Kryemadhi theksoi se qeveria është e paaftë për të thithur investime të huaja për shkak të korrupsionit, trafiqeve dhe institucionet prestigjioze e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave nuk do të bëhen nëse nuk do të kemi nëj familje të fortë ekonomikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Interit dhe Real Madrid, Wesley Sneijder është transferuar…