Kryeministri Haradinaj paralajmëron reciprocitet me Serbinë

03 dhjetor 2018 | 23:41

Pas taksës fillimisht prej 10 për qind për produktet serbe dhe tash 100 për qind , kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar edhe veprimin tjetër që mund të ndërmerret karshi Serbisë.

“Ajo që kemi bërë ne është gjëja më normale e mundshme. Taksa është instrument, është përdorur edhe nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është instrument i njohur, përdoret në plot vende të botës. Është instrument që nuk e kemi zbuluar ne”, ka thënë Haradinaj në “Klan Kosova”.

“Reciprociteti është tjetër shkallë dhe mund të ndodhë. Është hapi i ardhshëm, por tash taksa po mjafton”, ka thënë ai.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se importi i produkteve nga Serbia është zero dhe ka shtuar se janë të paepur edhe në vendimin që të mos lejojnë të futet mall në vend me mbishkrime si “Kosova e Metohia”.

Haradinaj ka treguar se ju ka dërguar një memorandum të gjitha vendeve evropiane dhe të tjerave me argumentet rreth masës 100 për qind.

“Ju kam dërguar gjithë qeverie dhe BE-së, se kemi argumente të fuqishme për ta ndërmarr këtë veprim. As në Serbi s’janë të befasuar pse e kemi bërë, janë të befasuar ndoshta pse s’e kemi bërë me herët. Ia kam dhënë një kopje të memorandumit edhe komisionarit Hahn”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Milazim…