Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë: Kjo festë na bën bashkë

24 dhjetor 11:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka uruar Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjen që në familjet e tyre dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I nderuari Ipeshkv, të nderuar besimtarë,

Ju uroj Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.

Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë.

Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj,…