Limaj uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

24 dhjetor 2017 | 11:38

Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Ai ka thënë se harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi. “Shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim”, ka thënë .

Postimi i plotë i Limajt:

Urimi i kryetarit Limaj për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie.

Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim.

Për shumë mot Krishtlindjet! Urime! FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do…