Kryeministri Haradinaj viziton Devolli Corporation (Foto)

23 janar 2019 | 15:26

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltarët ekonomikë ishte për vizitë zyrtare në Devolli Corporation.

Gjatë takimit me pronarin e kompanisë, Shkelqim Devolli, kryeministri Haradinaj ka shpalosur planin ekonomik të Qeverisë që drejton, duke theksuar se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Pronari i Devolli Corporation, Shkelqim Devolli, ka shprehur mirënjohje dhe ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për përkrahjen dhe mbështetjen që po i jep sipërmarrësve vendorë.

Devolli ka prezantuar para kryeministrit projektet e realizuara nga kompania e tij gjatë vitit 2018 si dhe projeksionet për vitin 2019.

Në këtë takim bashkërisht u dakordua që duhet të ketë koordinim më të mirë në mes institucioneve qeveritare dhe bizneseve vendore, në mënyrë që ekonomia vendore të ketë rritje edhe më të madhe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Viktor Kuka nuk do të jetë pjesë e Dritës…