Kryeministri i Greqisë uron Kurtin për detyrën e re

27 shkurt 2020 | 11:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis e ka përgëzuar Kurtin zgjedhjen e tij si kryeministër. Ai i ka uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

“I nderuar z. Kurti, dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si kryeministër, dhe ju uroj çdo sukses! Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore”.

“Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës”, është thënë në urimin e kryeministrit grek.

Image result for Kyriakos Mitsotakis

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për…