Kryeministri këmbëkryq në një odë në Hereq të Gjakovës
06 janar 2019
| 22:04
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën e kaloi në Gjakovë bashkë me kryetarin e kësaj komune Ardian Gjini.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka bërë me dije se po qëndron në një odë me shumë miq.
“Në odë te Xhavit Alijaj në Hereq të Gjakovës, të bashkuar sipas traditës shqiptare, me kryetarin Ardian Gjini, Sheh Xhemajli Shehun e miq tjerë të shumtë”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1025985947525819/