Kryeministri Kurti po ia bën argatin Rusisë

03 qershor 2023 | 13:19

Fjalimi i deputetit Hisen Berisha në debatin parlamentar për veriun e Kosovës dhe lëndimin e raporteve me ShBA -në

I nderuar kryesues!

Kryeministër e ministra struca (po, po, e keni fshehur kokën në… e po mendoni se nuk po ju shohin e lexojnë qytetarët e partnerët),

Të nderuar deputetë e të dashur qytetarë!

Pse u organizua kjo seancë?!

Ka qenë nevoja që të mbahet, më herët – kur po planifikohej diçka e tillë.
E ke edhe detyrë kushtetuese, jo vetëm ndaj Kuvendit, por edhe me PUN – it, QUINT – it e veçmas SHBA – në.
Pse pra, po mbahet tani kjo seance, kur dëmi tashmë është bërë?!

Me këto u tregua se, Kosova nuk mund ta shtrijë ligjshmërinë e kushtetutshmërinë, në atë pjesë, kurse pushtetin po, atë e shtrinë forca.
Por, a duhet në veri, zgjidhje me forcë apo politikë?

Pse po mbahet kjo seancë sot?!
A nuk të paralajmëruam edhe në shkurt, se po e bën PLANIN e dëmshëm për Kosovën dhe interesat juridike – kushtetuese dhe shtetërore, dhe se për ta arsyetuar implementimin e do të shkaktosh një krize të madhe në veri?! Por, të harmonizuar me Beogradin, sepse të duhet për ta arsyetuar implementimin e Zajednicën me “Statut të Beogradit”.
Krejt ky skenar i harmonizuar nga e prej 26 majit, krejt çka bëre kishte këtë qëllim, republikën autonome serbe, model i organizimit administrativ rus, me statutin e Beogradit, që e pranove më 2 maj, në Bruksel.
Meqë deri më sot nuk keni kërkuar mbështetjen e tërë spektrit politik, as opozitës ne veçanti;
Keni nxitur edhe disponim kundër partnerëve e aleatëve ndërkombëtarë dhe vet ShBA – së, atëherë kjo është e mjaftueshme që ky Kuvend në koordinim me partnerët ndërkombëtar dhe ShBA -së, të gjejnë një alternativë kushtetuese, që të ndalet si kryeministër edhe si qeveri kuislinge.

Pse po mbahet kjo seancë?!
Apo për të treguar, në të zgjedhurit e popullit, se sa mirë dimë të flasim me patriotizëm, gjithmonë në kursin e kryeministrit, për veriun e Kosovën?!

Nuk na nderon kjo, ngase veç Millosheviqi dikur, e Vuçiqi sot, e kanë pasur adresë të patriotizmit e nacionalizmit shovinist antishqiptar, Kosovën e shqiptarët, për të shpëtuar vetën kur kanë krizë pushteti.
Tani po e shfrytëzoni veriun, me krizat atje për ta mbajtur populizmin që u solli në pushtet.
Por, kjo nuk duhet të bëhet nga kryeministri e lidershipi i Kosovës, sepse çdo zhvillim atje po shkon në dëm të Kosovës dhe po rezulton me tërheqjen tuaj si shumë herë që e ke bërë, që nga ardhja në pushtet, dhe atë me marrëveshje të dëmshme e antikushtetuese për Kosovën, si: ajo për targat me Zajednicë brenda, lëvizje të lirë, energji, të pa gjeturit, etj.
Kjo retorike e sotme është e kot, sepse dëmi është bërë atje.

Me veprimet e kësaj qeverisje e politikat e kryeministrit, i treguat botës, se ajo pjesë duhet të ketë status të veçantë, sepse nuk po arrijmë të kemi shtet atje që nga shtatori ’21, kur e rrënove edhe atë integrim të brishtë që u bë me formulën paqësore kroate, që ju po doni ta përsërisni, pasi u bë statuti i Beogradit.
Të ofruam alternativa, edhe zgjedhjet e raja, pas 6 muajsh! Por, duke i formalizuar mandatet e kryetarëve të rinj, sepse nuk ka kompromis me zbatimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë. Si të vetmen rrugë teknike ligjore për kthimin e serbëve kosovarë në institucione.
Por, me strategjinë e tij, të harmonizuar me sponsoret e tij partiak, edhe me vonesën në proces e ke qëllim, ngase vetëm kështu mund ta arsyetosh dëmin e interesave të shtetit në veri.
Dua t’ju pyes, tëre këtë që bërë këto ditë, e sot gjate këtij raportimi, a e pate atë retorike, edhe antiamerikanizmin, që e ngritën kinezet tuaj, veç për me e shitë Zajednicën me statut të Beogradit, kryeministër?

A do e respektosh tani urdhrin 8 pikesh të Borrellit e Lajçakut, të cilët ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës si shtet, e ju i lejuat të dalin veç tri, te cilat ti kemi sugjeruar edhe ne.
Në fund, jo që s’ka edhe çka mund të thuhet, sepse shkatërrimin e Kosovës e ke bërë që prej se ke ardhur në pushtet. Kjo tani po lexohet, edhe në ekonomi, varfërim social, dëmi politik me marrëveshjet e dëmshme për vendin, e tani edhe gjeostrategjik – ngase paralajmërimi im para 26 majit – se keto janë lëvizje për ta rrezuar pushtetin e “Vuçiqit pro-perendimor” (siç e shohin serbët e Putinit), ndaj u angazhuan “Wagner”për ta bartur po ashtu, zjarrin/konfliktin, në veri të Kosovës, dhe konflikti në Evropë me vatër Kosovën, është interes vetëm rus, argatin e të cilit po ia bëni ju.
Dështimi i certifikimit të kapaciteteve të para në personel, pajisjeve dhe armatimit, në nivelin e parë, për t’i hapur rrugë vlerësimit nga NATO në nivelin e dytë, që certifikohen forcat për tu integruar në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare.

Dikush tha nuk u larguan për situatën në veri, por për sigurimet shëndetësore, po ju kam thënë mos përfiton nga kodi i ushtarakut që s’më lejon të shpërralloj këtë qeveri me realitetin pse, po shko shihni ku flejnë, e kur iu janë blerë çizme e uniforma për herë të fundit. Veç për këto tre vite sa ju jeni në qeveri jo.
Me respektin e lartë për përkushtimin e patriotizmin me të cilin po përpiqet ta bëj punën ministri, por besoj që ta shqyrtoj pozicionin e tij në raport me këtë qeverisje.
Po, Policia e Kosovës në çfarë gjendje është? U tha shumë këtu. Po pse po i mashtroni për rrezikshmërinë, e po i gënjeni qe 5 muaj, se gjoja po ua përllogarisni. Edhe sa doni t’ju hakmerreni nga urrejtja që keni për ata djem e burra?

Thatë kryeministër, se do fitonte Jabllanoviqi, por e penguan bandat kriminale. Pra, ju pritet fitoren e atij me e për të cilin e keni rrëzuar një qeveri?! Atij që fyeu nënat heroina të Gjakovës?
Por, sot konstatova edhe një veti tuajën shumë të ulët e të trishtë, kryeministër dhe ministri yt i Punëve të Brendshme.

Ne ju kemi dëgjuar edhe me parë gjatë krizave që ke skenuar në veri, që i ke përmend me emra e ju ke publikua biografitë e krimineleve serbë – rusë, “Wagnera” e ushtarakë të pensionuar parakohe nga reparti i Nishit, që qëndrojnë në Kosovë/veri. Sot, në foltore, pikërisht kur veç ke bërë thirrje “pas të korrave” në forumet ndërkombëtare të sigurisë, që të dëbohen ose të arrestohen e burgosen nga PK -ja e KFOR-i, kriminelët serbë e rusë.

Ti e ministri i linjës, me faktin që ua përmende emrat, veç i paralajmërove të ikin dhe me këtë i hendikepove mundësitë e organeve të ndjekjes e ligjit për veprim.

Pra, bëre spiunin apo informatorin e bandave kriminale që ju shërbejnë ty e Vuçiqit.
Nga kjo foltore kam kërkuar hetim ex-oficio të prokurorit të shtetit për tejkalimin e autorizimeve kushtetuese, me të gjitha marrëveshjet që ke bërë deri me tani, kumulativisht me të Ohrit, duke e bërë pavarësinë proces të kthyeshëm.

Por, tani me vendimet tua politike, urdhrat e ministrit tënd të linjës, planin operativ ke sjellë deri te lëndime të rënda njerëzish dhe ke ngritur në kulm urrejtjen nacionale, për çka mund të penalizohesh sipas ligjit. Po ashtu, për shkak të kësaj vendimmarrjeje politike e urdhërdhënie, atje ka ardhur deri te plagosja rënd dhjetëra policëve të Kosovës dhe afër 30 pjesëtarëve të NATO, dhe KOMKFOR, bazuar në mandatin e tij ka te drejtë arrestimi meqë veprat penale kryhen me DARE, FACERE et PRESTARE.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile bashkë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ShBA -së, ta ndalim këtë qeveri kuislinge e kryeministër të shitur, e ta shpëtojmë Kosovën, si në vitin 1999.
Nëse ky Parlament nuk e shkarkon, atëherë opozita dhe populli, sa më parë duhet të ngritën që me revolta popullore ta dëbojnë nga pushteti këtë kuisling.

Kryeministër një dorëheqje e jote dhe një kërkim falje publike do të jep alibi, kur do të përballesh me akuza në gjykatat e Kosovës për tradhti, abuzim me autorizimet kushtetuese, për marrëveshje të dëmshme e antikushtetuese, për korrupsion e mashtrim e me shumë akuza tjera që do të përballesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…