Kryeministri maqedonas Zaev uron Kurtin

31 mars 2021 | 09:16

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa duke  vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve ka thënë se do të sigurohet progres i mëtejshëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Zaev në letrën për Kurtin ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë.

“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj  kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, ka shkruar në letrën e urimit kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dërguar kryeministrit Kurti.

Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar.

Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.

Në fund, kryeministri Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me kryeministrin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…