Kryeministri ngushëllon familjen e bashkëluftëtarit të tij, Skender Krasniqi

28 shtator 2018 | 13:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e bashkëluftëtarit të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Skender Krasniqi, që u nda sot nga jeta.

Krasniqi ka shërbyer në zonën e Malishevës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti gjerman i Formulës 1, Sebastian Vettel e nisi sezonin…