Kryeministri polak: Rrjedhjet e gazsjellësit, akt sabotazhi

27 shtator 2022 | 16:04

Gazsjellësi, i cili lidhë Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik është dëmtuar nga më së paku dy rrjedhje, një ditë pas rrjedhjes së ngjashme të gazsjellësit simotër.

Prandaj, asnjëri nga të dy është duke funksionuar.

Me këtë rast, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se këto rrjedhje se janë vepër sabotazhi.

“Sot u ballafaquam me një akt sabotazhi, nuk i dimë të gjitha detajet se çfarë ka ndodhur, por mund të shohim qartë se është akt sabotazhi, që lidhet me hapin tjetër të ardhshëm të situatës në Ukrainë”, ka thënë Morawiecki në hapjen e gazsjellësit Baltik midis Norvegjisë dhe Polonisë.

Mirëpo, më herët Kremlin ka theksuar se ky dëmtim i gazsjellësit ishte “i papritur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, disa herë ka përsëritur pohimet se në…