Kryeministrja e Serbisë lavdëron gazetarin kontrovers për intervistën me Putinin

14 shkurt 2024 | 08:18

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha në Dubai se prezantuesi kontrovers, por i njohur amerikan, Tucker Carlson, do të vizitojë Serbinë në mes të vitit.

Brnabiq u ul pranë Carlson në një nga panelet në Samitin e Qeverive Botërore në Dubai.

“Më duhet të them se, edhe pse nuk e dija që Tucker Carlson do të ishte këtu, biseda jonë është një nga ato që u interesojnë më shumë gazetarëve. Ai di shumë për Serbinë. Ai tha se ka në plan të vijë në Serbi. në mesin e këtij viti, se ai e respekton dhe e vlerëson presidentin Aleksandar Vuçiq, i thashë se mezi pres t’ju shoh”, tha Brnabiq.

“E përgëzova për guximin që bëri një intervistë vërtet fenomenale me presidentin e Federatës Ruse, sepse në botën e sotme, do të thosha, ku çdo lloj censure është disi e përhapur, në fakt është një guxim i madh të bësh diçka të tillë dhe se njerëzit mund të dëgjojnë gjëra që në fakt unë nuk mund t’i dëgjoj për shkak të asaj censurë”, tha Brnabiq.

Ishte pikërisht ky samiti i Dubait të cilin zgjodhi gazetari që u kritikua nga pjesa e botës që është kundër lufteës dhe dhunës që po bon Rusia në Ukrainë, që të lavdërojë Moskën dhe Vladimir Putinin.

Gjatë fjalimit të tij para liderëve që ishin pjesë e këtij samiti, Carlson tha se presidenti rus dëshiron “paqe” dhe se Moska është “shumë më e bukur dhe më e sigurt” se çdo qytet amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, ka folur…