Kryendeshja në kryeqytet

14 dhjetor 2019 | 10:45

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 25 pikë apo nga 11 fitore dhe tri humbje deri më tani, andaj përballja pritet të jetë shumë interesante.

“Bardhekaltrit” hynë në këtë përballje pas një serie prej gjashtë fitoreve radhazi, kurse prizrenasit kanë treguar lojëra dhe rezultate të mira këtë edicion, duke qenë në krye të renditjes. Në sfidën e parë në Prizren ndërmjet këtyre dy skuadrave në këtë edicion, kishin fituar prizrenasit me rezultat 95:89. Rahoveci që, po ashtu, ka grumbulluar 25 pikë, do të përballet me Ponte Prizrenin, në një takim mjaft interesant. Prizrenasit kanë grumbulluar 23 pikë por, gjithashtu, kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore dhe katër humbje, e fundit ishte nga Sigal Prishtina që ndërpreu serinë e Yllit prej gjashtë fitoreve radhazi. Dueli i fundit, por shumë i rëndësishëm, është në mes të Feronikelit dhe Trepçës. Skuadra nga Drenasi ka 18 pikë, kurse ajo mitrovicase 16, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë.

Pikërisht kjo e bën duelin shumë të veçantë, sepse dy skuadrat synojnë të mbesin në elitë. Lipjani pushon këtë xhiro. Në këtë edicion dy ekipet e fundit (vendi 8 dhe 9) bien nga Superliga, kurse vendi i shtatë do të luajë në “play-out”.

Superliga – Java 17

Të shtunën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

Të dielën takohen:
17:00 Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 Feronikeli – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi,…