Kryeparlamentari Veseli: Kosova dhe ShBA-ja janë një

31 janar 2019 | 15:50

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përsëritur edhe një herë rëndësinë e partneritet të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Duke komentuar takimin e liderëve shtetërorë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, Veseli ka thënë se aty ku është ShBA-ja është edhe Kosova.

“ShBA-të janë vetë Kosova. Ne jemi një. Aty ku është Amerika është edhe Kosova dhe anasjelltas. I rëndësishëm është partneriteti me ShBA-në dhe gjithë orientimi im politik është drejt kombit tim dhe fuqizimit të kombit tonë në partneritet me SHBA-në”.

“Nuk ka sovraniteti dhe mbrojte të territorit të Republikës së Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimorë, të jenë të sigurt se jemi duke punuar intensivisht. Nuk do të heq dorë për aq sa është i shenjët sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit. Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Kosovë me asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk do të ketë këmbim të territoreve dhe do të ketë partneritet të përjetshëm të ShBA-së me Kosovën”, ka thënë Veseli pas homazheve të shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pak ka rendësi karrigia e pushtetit në raport me ShBA-në.

“Pak kanë rëndësi çështjet e brendshme edhe karriget nga e imja e me rëndë. Me rendësi është se shteti është i shenjët që ka sakrificën e këtyre heronjve të cilët kanë rënë në altarin e lirisë dhe mençuria jonë që ta mbajmë këtë partneritet me ata të cilët kemi arritur lirinë, pavarësinë”, është shprehur Veseli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është pamja e Çikagos që është mbërthyer ashtu si…