Kryeprokurori Beka: Secili deputet që gjuan gaz lotsjellës në Kuvend do të arrestohet

21 mars 2018 | 14:53

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka, ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Beka ka thënë se secili që gjuan gaz që nga ky moment do të arrestohet.

“Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që secili që gjuan gaz apo me ndonjë mjet tjetër në Kuvend që të arrestohet”, ka thënë Beka për “Express”.

Kujtojmë se deputetët Xhelaq Sfeçla, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, janë deputetët e VV-së që kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit. Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që deputetëve të…