Kryesia e PDK-së diskuton për zhvillimet e fundit në vend

15 qershor 2023 | 19:49

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, nën drejtimin e kryetarit Memli Krasnqi, ka trajtuar zhvillimet aktuale në vend, me prioritet kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga shteti serb.

Kryetari Krasniqi tha se kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin e vendit tonë është akt agresioni dhe shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit nga ana e Serbisë.

Ai tha se përmes këtij veprimi, Serbia e Aleksandër Vuçiqit dëshmoi se mbetet me logjikën e njëjtë sikur të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.

Krasniqi tha se tani, përtej politikës, e rëndësishme është rikthimi i tre policëve të kidnapuar në shtëpi dhe për rikthimin e tyre, përgjegjësia i takon Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në këtë mbledhje të Kryesisë së PDK-së, po ashtu u theksua domosdoshmëria e koordinimit të Institucioneve të Kosovës me aleatët strategjik perëndimor në hapat për rikthimin e stabilitetit në pjesën e veriut të Kosovës.

Kryesia e PDK-së ka diskutuar edhe për sanksionet dhe izolimin ndërkombëtar që po e përjeton Kosova si pasojë e vendimeve të gabuara të qeverisë aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Rashiti Libri « Thënie të urta - Aforizma…