THËNIE TË URTA ME FUQI SHPREHËSE E SHKËLQIM MARGARITARI

15 qershor 2023 | 18:57

Shkruan: Ismet Rashiti

Libri « Thënie të urta – Aforizma », i autorit Shefik Sadiku nga fshati Skifteraj i Vitisë, vjen para lexuesit shqiptar si një sihariq që kërkon ndërtimin e njeriut nërmal, njeriut sa më komplet, sa më të ditur dhe në fund të fundit sa më njeri. Libra të tillë me fuqi të madhe shprehëse që pasqyrojnë realitetin univerzal jetësor, janë të nevojshëm si buka dhe ajri, sidomos, në këto kohë të pakohë kur për shkaqe të ndryshme, shpesh të pashpejguara sa duhet, jeta shpirtërore e njeriut shqiptar, sa vjen e po varfërohet, po degradohet e po tjetërsohet në masë bukur të madhe. Thënjet e arta për dijen, jetën, karakterin, atdheun, lirinë dhe njerëzorën, vetvetiu sfidojnë padijen, servilizmin, hipokrizinë, mendjemadhësinë, injorancën e tjera dobësi të shrehura tek njeriu dhe shoqëria në përgjithësi. Autori përmes thënieve të urta me fuqi shprehëse i « godet » këto dobësi e karaktere të paformuara dhe kërkon pa u ndalur që këto fenomene dhe dukuri të përmirsohen. Ai kërkon me ngulm njeriun bashkëkohorë që ecë me kohën, por pa harruar në asnjë rast traditën e mirë shqiptare.
« Thënie të urta – Aforizma », të Shefik Sadikut është ndër librat e rrallë nga autorë të pakët të kësaj fushe që paraqet artin më të lartë dhe më të thellë të qenjes së arsyeshme njerëzore. Thënë ndryshe, këto thënie, shkëlqejnë si margaritarë të skalitur dhe si « gur » të çmuar, që japin shkëlqim, vlerë dhe forcë morale në ndërtimin e karaktereve sa më të përsosura të njeriut në veqanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Sa më shumë i lexojmë tetëqind e gjashtëdhjetë thëniet e përfshira në libër, mund të kuptojmë se ato, në fakt janë një embrion i një vepre të mirë dhe me porosi e mesazhe të mëdha, sepse vet thëniet e urta, apo aforizmat i skalitin fuqishëm veprat estetike dhe i bëjnë të pranueshme për lexuesit e të gjitha kategorive. Libri ndahet në gjashtë kapituj që nuk dallojnë shumë për nga motivi, përmbajtja dhe qëllimi fisnik që kanë.

No description available.
Nga kapitulli i parë në të cilin autori konstaton se « Nuk e përcaktojnë nivelin e dijes fjalët e shumta që i thot dikush, por pesha e tyre » deri te kapitulli i gjashtë në të cilin kërkon « Ta vlersosh dhe ta duash atë që të qorton, sepse ai edhe të don » kërkon të ndërtoi vlera njerëzore, humane, intelektuale sa më të përsosura. Në fakt duke lexuar këto thënie, kam kuptuar deri në detaje shpirtin dhe karakterin e autorit si intelektual dhe si njeri, të derdhur me mjeshtri në bronx mbi thëniet e tij lapidare. Ngjajshëm edhe në kapitullin e dytë « I mençuri tregon dijen me heshtje, budallai paditurinë e tregon duke folur », pastaj kapitulli tretë « Me para mund të blesh shumëçka, por jo gjithçka, në kapitullin katër « Hipokrizia e hipokritëve është e zeza e një vendi, sikurse edhe kapitilli i pestë « Mund të ta fali kur mundohesh të më mashtrosh, por kurrë, kur mendon se po më mashtron », në tërsi dhe në çdo thënie, janë një mësim i mirë për çdo njeri, për çdo shoqëri, për çdo gjeneratë dhe për çdo kohë. Kjo mënyrë e të shkruarit me kujdes dhe sinkronizim të kapitujve aq natyrshëm si një sistem i vetëm organik, tregon më së miri se autori, ka ardhur natyrshëm në parlamentin e letrave shqipe si një intelektual i formuar, si një misionar i guximshëm dhe si njeri
modest, madje modest deri në tepri, për të dhënë mesazhe të thella dhe të gjera që dosido mund të ndikojnë në ndërtimin e karaktereve të mirëfillta njerëzore. Duke pasur parasyshë qëllimin dhe natyrën e këti libri, autori pothuaj krejtësisht është liruar nga formalizmat, nga loja e fjalëve boshe, nga dogmat, abstraksionet, fyerjet dhe pakuptimsitë të cilat mund ti lëndonin këto thënie. Ai me pjekuri të lartë njerzore, intelektuale dhe humane, ka gjetur mënyrat më të përshtatëshme për shprehjen e mendimeve universale, ku në një formë, a në një tjetër, mund ta shohin vehten si në pasqyrë të gjithë lexuesit. Në këtë rrafsh, mund të konstatoj se libri « Thënie e urta – Aforizma », në fakt janë mendime autoktone filozofike që shprehin diçka të thellë, të gjallë, bindëse dhe shumë tërheqëse. Mund të them se paraqesin një vlerë pothuaj të përsosur, e cila patjetër do të trokas pozitivisht në ndërgjegjën e secilit person për të përvetësuar vlerat më pozitive për ndërtimin e individualitetit personal dhe kombëtar. Do të ishte iluzion edhe i idealistëve më të mëdhenjë, nëse në këto rrethana dhe në këtë stad të zhvillimit dhe emancipimit shoqëror, kërkojnë njeriun e përkryer, meqë ai nuk ekziston, por thënie të tilla me vlerë, pak a shumë do të trokasin pareshtur në vetëdijen e çdo personi për një ndërgjegjësim dhe drejtpeshim sa më të madh!

No description available.

Përpos shumë elementeve tradicionale të trashiguara brez pas brezi nga mendimtarë shqiptarë, të thithura në odat e Anamoravës, veqmas në odat e njohura tradicionale të fshatit Skifteraj, ku është rritur autori si dhe leximi i librave, në « Thënie të urta-Aforizma » gjejmë ndikimin e tij të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë edhe nga mendimtarë e autorë të shumtë shqiptarë, ta zëmë duke filluar prej Buzukut , Vretos , De Radës, Nolit , Samiut, deri te shkrimtarët e sotëm. Jo pak, në këtë libër hasim një frymë ilumuniste edhe nga filozof e mendimtarë të huaj si Viktor Ygo, Fidrih Niçe e shumë të tjerë të cilët me veprat e tyre, në kohë dhe hapsirë të ndryshme, kanë ndikuar në ngritjen e vetëdijes së njeriut për një botë sa më të mirë, sa më të përsosur dhe sa më humane.
Sado që në librin « Thënie të urta », në disa raste dhe herë-herë përsëritën mendime dhe porosi të njejta, apo të ngjajshme, në asnjë moment nuk e zbehin rëndësinë e librit dhe nivelin e shprehjes së mendimit, por gjithsesi e rrisin dhe sforcojnë qëllimin final të tij.
Këto thënie gjithsesi kanë tone sintetike dhe prirje për mesazhe pozitive dhe të njëpasnjëshme për kohën e sotme dhe sidomos të nesërmën. E vërteta është se këto porosi vinë natyrshëm, pa imponime dhe zbukurime të panevojshme. Ndonëse nuk e shpreh hapur, autori duket mjaft i shqetësuar nga ndasitë politike për çështje të mëdha kombëtare e shtetërore dhe përpiqet që me një gjuhë të kursyer e të kondensuar në maksimum të trokas në portën e ndërgjegjës së tyre për një unitet sa më të madh për hirë që qëllimeve sublime.
« Thëniet e urta- Aforizmat », si të thuash janë vula që shpreh talentin e arritjeve të deritanishme të autorit, për t’u ngjitur edhe më lartë, edhe më bindshëm në piadestalin e krijimtarisë letrare. Gjasat janë që Shefik Sadiku të jetë një udhëtar këmbëngulës e aspak i përkohshëm në këtë rrugë të vështirë që e nisin shumë, por e finishojnë pak prej krijuesve dhe letrarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me stafin e…