Kryetarët e komunave diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

25 shtator 2018 | 14:35

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me ftesë të ministrit të Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri, ka marrë pjesë në takimin që është mbajtur në Prishtinë, me qëllim të diskutimit rreth aktiviteteve të agjensioneve zhvillimore rajonale të Kosovës, për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe gjetjen e modaliteteve të financimit të qëndrueshëm.

Kryetari Jashari ka thënë se Agjensionet zhvillimore rajonale të Kosovës po luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe forcimin e zhvillimit ekonomik në rajonet ku veprojnë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetari Ahmet Haliti i cili jeton dhe punon në Gjermani…