Kryetari Gjini dhe drejtori Kastrati inspektojnë punimet në qytet

04 dhjetor 2023 | 15:19

Në qytetin e Gjakovës janë hapur disa fronte pune. Në çdo hyrje-dalje të qytetit është duke punuar me një elan të madh. Në hyrje të Gjakovës, në drejtimin e Prishtinës, po ashtu edhe nga drejtimi i Deçanit si dhe në drejtim të Rekës së Keqe është duke u punuar me një intensitet të shtuar, që hyrjet dhe daljes për Gjakovë dhe nga Gjakova të jenë sa më të lehta dhe që më pas qyteti të merr një pamje tjetër.

Por përveç hyrje-daljeve me të madhe po punohet edhe ne rregullimin e infrastrukturës brenda qytetit. Sot për të inspektuar punët në këto punishte kanë dal për të parë nga afër kryetari i komunës, Ardian Gjini së bashkë me drejtorin e infrastrukturës, Shkembim Kastratin. Ata janë nda të kënaqur me punët që po bëhen në qendër të qytetit dhe në pjesët tjera të Gjakovës me rrethinë.

“Epoka e re” ka kontaktuar kryetarin Gjini dhe ai është shprehur i kënaqur me rrjedhen e punimeve: “Jam shumë i kënaqur me intensitetin e punëve, dhe sipas dinamikës së punëve, shumica nga këto punë të nisura do të përfundojnë para vitit të ri, dhe lutem që edhe koha të jetë në anën e tonw për arsye se reshjet atmosferike shi dhe borë do të ngadalësojnë procesin e punëve dhe përfundimin e tyre”, ëshë shprehur ndër tjera kryetari Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka…