Kryetari i Athinës: Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

05 maj 2021 | 16:25

Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, ka vizituar të mërkurën Prishtinë, ku është pritur në takim nga kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

Pas takimit, dy kryetarët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Në këtë konferencë, Bakoyannis ka thënë se Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne duam shumë qytetarë të na vizitojnë. Lajmi i mirë është se vaksinimi po sjell progres në Athinë, ku prej 10 milionë janë vaksinuar 3 milionë. Ne besojmë se do ta hapim vendin tonë për turistët. Ne e mbështesim liberalizimin e vizave. Greqia ka qenë për dhe është për dhe shpresoj që së shpejti që Kosova të bashkohet në BE”, ka thënë Bakoyannisi, duke folur edhe për përshtypjet e tij për Prishtinën.

“Është kënaqësi të jem këtu. Prishtina është afër zemrës time dhe jam i lumtur duke e parë zhvillimin e qytetit. E kemi mundësinë të eksplorojmë agjendën e njëri-tjetrit, dhe të arrijmë së bashku suksese. Synimi ynë është t’i mbajmë popujt tanë së bashku, të shkëmbejmë kulturën. Ka shumë gjëra që diskutuam për t’i sjell njerëzit tonë bashkë. Ballafaqohemi me probleme të njëjta”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se komenti i parë i Bakoyannisi në vizitën e tij pas 5 vitesh në kryeqytetin e Kosovës ishte “sa shumë paskeni ndërtuar”.

“Ka shprehur interesim ta vizitojë Prishtinës. Ai ka jetuar për një kohë të shkurtë këtu në Prishtinë kur ka punuar në Bankën Botërore. Ka ofruar mbështetje për çdo gjë që kemi pasur nevojë. Diskutuam numrin e studentëve të Prishtinës që studiojnë në Selanik. Po ashtu për pandeminë dhe zhvillimin ekonomik. Mund të them se po rriten bashkëpunimet me Greqinë. Komenti i parë i tij ishte: ‘shumë paskeni ndërtuar’.  Athina nuk i ka të mëdha ndërtesat pasi nuk guxojnë të ndërtojnë më të larta se Akropolisi”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e…