Kryetari i degës së AKB-së për regjionin e Dukagjinit i bashkohet Nismës

25 korrik 2021 | 13:00

Kryetari i degës së Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) për regjionin e Dukagjinit, Argjend Fetahu i është bashkuar Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gjakova ka nevojë për ekspert të fushës së ekonomisë si Argjend Fetahu.

Ai ka theksuar se Nisma në këtë drejtim ka hapur dyert për të inkuadruar në radhët e saj kuadro të përgatitura.

Hoxha ka bërë me dije se Fetahu do të jetë kandidat për asamblenë komunale në Gjakovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…