Kryetari i FFK-së në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve

31 maj 2019 | 22:55

Madridi është kryefjala e futbollit evropian në këtë fundjavë.

Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë arena e përballjes së dy skuadrave angleze, Tottenham – Liverpool, të cilat të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë trofeun më të çmuar të futbollit evropian në nivel të klubeve – atë të Ligës së Kampionëve. E në kryeqytetin spanjoll në mesin e mysafirëve të shumtë të UEFA-s është edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili do ta ndjekë nga afër këtë finale të madhe, së bashku me homologët e tij nga federatat e tjera anëtare të UEFA-s, por edhe personalitete tjera të shquara të futbollit.

Gjatë qëndrimit në Madrid, kryetari Ademi krahas shoqërimit me dy presidentët e federatave simotra, FSHF-së dhe FFM-së, Armand Duka e Muhamed Sejdini, ka zhvilluar edhe takime dhe biseda edhe me shumë kryetarë nga federatat e tjera si dhe me shumë njerëz të futbollit evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar…