Kryetari i Malishevës çdo të enjte pret në takim qytetarët

03 shkurt 2022 | 16:24

Dita e enjte do të jetë ditë takimi i qytetarëve me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Kështu ka njoftuar zyra për informim e kësaj komune.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, se kryetari Ekrem Kastrati, do të mbaj dyert e hapura për pritjen e qytetarëve dhe këtë do ta bëjë çdo ditë të enjte, duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Takimet mbahen në zyrën e kryetarit të komunës”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të…