Kryetari i Obiliqit nis festën e Bajramit me stafin e QKMF-së

31 korrik 2020 | 11:57

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, këtë ditë feste e ka nisur së bashku me drejtorin Haki Jashari dhe stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke përcjellur urimet më të mira me rastin e Kurban Bajramit, njëkohësisht ka shprehur mirënjohje për gjithë ata të cilët janë në krye të detyrës.

“Me rastin e Kurban Bajramit, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me drejtorin Haki Jashari dhe stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të uruar me të mirat për familjet e tyre dhe njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen, gjithë atyre të cilët janë në krye të detyrës çdo herë. Urime festa!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka uruar të gjithë…