Kryetari i OMK-së, Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim drejtuesit e spitalit ‘Hayat’ nga Turqia

22 dhjetor 2023 | 23:41

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim delegacionin e Spitalit Hayat të Bursas, kryesuar nga Dr.Fatih Özkul, Drejtor Mjeksor i Spitalit Hayat, Yasemin Gilaner, Drejtoreshë për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe Sead Ahmetaj, specializant i Radiologjisë dhe përkthyes.

Në kuadër të marrëveshjes mes Odës së Mjekëve të Kosovës dhe projektit Luxemburg Development KSV/017, është nënshkruar marrëveshje partneriteti me Spitalin Hayat në Bursa të Turqisë. Mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe Gjilanit kanë patur mundësinë të mbajnë trajnime me kohëzgjatje prej një muaj e që në fokus kanë qenë lëmitë e Ortopedisë dhe Gjinekologjisë me Obstetrikë.

OMK dhe Spitali Hayat janë duke shqyrtuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në lëmitë tjera, si pjesë e financimeve të OMK-së në drejtim të profilizimeve të nevojshme.

Duke parë interesimin e lartë për pjesëmarrje nga mjekët anëtarë të Odës nga të gjitha institucionet e shëndetësore të Kosovës, ka vlerësuar që projekti të zgjerohet dhe të ndahen mjete shtesë nga fondet e Odës, për zgjerimin e përkrahjes rrjedhimisht dhe të lëmive shëndetësore. Në bazë të kësaj, gjatë këtij viti kanë filluar që të ndahen përkrahje nga fondet vetanake të Odës dhe e njejta do të vazhdoj edhe vitet vijuese ku vetëm janë alokuar mjetet për këtë qëllim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin, SPAK iu drejtua…